Sipas të dhënave të Eurostat Shqipëria renditet e para në rajon për divorcet. Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2. Shumë martohen, por dhe shumë divorcohen. Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë, duke u pasqyruar në
Sipas të dhënave të Eurostat Shqipëria renditet e para në rajon për divorcet. Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2. Shumë martohen, por dhe shumë divorcohen.
Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë, duke u pasqyruar në hartën e Eurostat me ngjyrë jeshile, ku tregohen shtetet në kategorinë e katërt me norma më të larta divorci (1.4-1.6). Ndërsa në rajon, Shqipëria zë vendin e parë. Normën më të ulët të divorceve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas nesh Mali i Zi, me 1.3. Kosova ka dhe normën më të ulët të divorceve në gjithë Europën. Kosova mban dhe rekordin e martesave në Europë, me 9.8 martesa për një mijë banorë (viti 2019) tregon Monitor.
Në vitin 2019, në Shqipëri u regjistruan 2.1 divorce për një mijë banorë. Ulja në 2020-n është e lidhur me pasojat e pandemisë dhe karantinës që shoqëroi atë, që çoi në gjykimin e më pak çështjeve. Ndërsa në 2019-n, që është një vit normal, vendi ynë renditet i 11-i në gjithë Europën për numrin e lartë të divorceve. Në Europë rekord për ndarjen e mbajnë çiftet e vendeve të ish bashkimit Sovjetik, Ukraina, Letonia, Lituania, Gjeorgjia, më pas vendet nordike si Suedia, Finlanda, Estonia.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *