Shqipëria përgatitet për falimentimin e Greqisë

Shqipëria ka ndërmarrë masa konkrete për të përgatitur vendin për një falimentim të mundshëm të Greqisë. Lajmi është publikuar në disa media në Holandë dhe Belgjikë, për të treguar se tashmë dyshohet nga ana e Shqipërisë dhe e disa shteteve të tjera të rajonit që Greqia po shkon drejt një falimentimi ekonomik. Kanali më i

Shqipëria ka ndërmarrë masa konkrete për të përgatitur vendin për një falimentim të mundshëm të Greqisë. Lajmi është publikuar në disa media në Holandë dhe Belgjikë, për të treguar se tashmë dyshohet nga ana e Shqipërisë dhe e disa shteteve të tjera të rajonit që Greqia po shkon drejt një falimentimi ekonomik.

Kanali më i madh televiziv në Holandë bën të ditur se bankat qendrore të vendeve të ndryshme si: Shqipëria, Turqia, Serbia, Maqedonia, Rumania, kanë urdhëruar bankat të heqin dorë nga obligacionet shtetërore dhe kreditë greke.

Këto vende janë duke u përgatitur me masa konkrete për një falimentim të mundshëm të Greqisë sipas këtyre mediave, kudo në rajon ka një prezencë të madhe të bankave greke më të mëdha, si: Alpha Bank, Banka Kombëtare, Eurobank me 2500 degë dhe rreth 40.000 të punësuar.

Në Greqi, nga kriza e rëndë financiare gjithnjë e më shumë po tërhiqen shumë para nga kriza e rëndë financiare. Kjo gjë po e çon shtetin grek të tërheqë kredi të emergjencës te banka qendrore dhe kjo gjë i ka detyruar vendet e Evropës Juglindore të mendojnë për një falimentim të mundshëm, si edhe situata financiare e Greqisë mund të përkeqësohet.

/Rovena Mydini/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar