Shqipëria optimiste për integrimit në BE

0

Në një deklaratë të përbashkët komisionerët e BE-së Catherine Ashton dhe Stefan Fule thanë se procesi zgjedhor ishte i drejtë dhe qeveria e re duhet të nisë të punojë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Duhet të sigurohet se axhenda e reformës së vendit po ndiqet me vigorozitet dhe procesi i integrimit evropian mund të fitojë një vrull të përtërirë”, thanë Fule dhe Ashton.

Ndërkaq në raportin mbi zgjedhjet nga Zyra për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Zyrën e Evropës për Institucionet Demokratike dhe të të Drejtat e Njeriut vuri gjithashtu në dukje përparimin pozitiv zgjedhor në Shqipëri pavarësisht dhunës që la të vrarë një mbështetës të opozitës dhe të plagosur një kandidat për deputet në një shkëmbim zjarri.

“Shqipërisë i mungojnë shembujt konkretë të zyrtarëve të dënuar për korrupsion, veçanërisht në nivelet e larta të vendimmarrjes, në kontrast të qartë me vendet e tjera që nisën procesin e integrimit … Sfidat kryesore të qeverisë së re në vitet që vijnë janë ndryshimi i përvojës së mëparshme të mosndëshkimit dhe kontrollit të institucioneve të pavarura. Ndryshimi i fortë në këto fusha do të sjellë përparim të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE”, tha për SETimes Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri.

Pas një mosmarrëveshjeje trevjeçare, parlamenti votoi me konsensus mbi një “paketë integrimi”, një muaj përpara zgjedhjeve. Tre ligjet kanë të bëjnë me reformën e administratës publike, gjyqësorit dhe procedurave parlamentare.

Nëse,”Qeveria shqiptare ka përmbushur detyrimet dhe Komisioni Evropian ka vlerësuar kriteret teknike. Ne do të përfundojmë raportin tonë final në gusht, mbi të cilin komisioni do të marrë një vendim dhe do të botojë raportin e vet në tetor. Jam optimiste se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet për të përftuar statusin e vendit kandidat në BE”, tha për SETimes Majlinda Bregu, ministrja shqiptare e integrimit evropian.

Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat për në BE në prill 2009. Tetorin e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi dhënien e statusit të kandidatit vendit, me kusht që ai të përmbushë reformat e duhura në sektorët e gjyqësorit dhe administratës publike.

Ish-ministër i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo tha për SETimes se, “Shqipëria tregoi se shkoi përpara në arritjen e standardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kjo inkurajon Shqipërinë dhe shqiptarët të lëvizin më tej në përmbushjen e standardeve lidhur me marrjen e statusit të kandidatit.”

/Erilda Sulika/


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here