Shqipëria në tjetër vazo për shortin e Botërorit

Progresi në grup, në lojë dhe në rezultate do të ndikonte edhe në pozicionin e Shqipërisë për shortin e ardhshëm. Së fundmi mësohet se kombëtarja shqiptare pritet që të jetë në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’. Paraqitjet e Kombëtares shqiptare në eliminatore për “Euro 2016″ kanë bërë që kuqezinjtë

Progresi në grup, në lojë dhe në rezultate do të ndikonte edhe në pozicionin e Shqipërisë për shortin e ardhshëm.

Së fundmi mësohet se kombëtarja shqiptare pritet që të jetë në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’. Paraqitjet e Kombëtares shqiptare në eliminatore për “Euro 2016″ kanë bërë që kuqezinjtë të fitojnë pikë dhe shanse për të qenë një vazo më lart për shortin e radhës që do të zhvillohet për Botërorin ‘Rusia 2018’, edhe pse për momentin më shumë peshë dhe rëndësi ka kualifikimi në Francë 2016, por edhe vendimi i trupës së Lozanës.

Shorti do të hidhet në Rusi, më 25 korrik. Grupet janë me 6 skuadra dhe duke qenë në vazon e katërt, Shqipëria ka mundësinë që të ketë të paktën dy skuadra më të lehta (në letër) në grupin e saj.

Por, për momentin, ajo që peshon më shumë është fakti që Shqipëria të shohë se si do të shkojë deri në fund të këtyre eliminatoreve. Një fakt shumë domethënës dhe një arritje historike, nëse do të ndodhë kjo.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar