Shqipëria në formë, fiton bindshëm përballë armenëve

Shqipëria në formë, fiton bindshëm përballë armenëve

Shqipëri-Armeni përfundon 2-0 dhe kombëtarja jonë konfirmon edhe një herë formën e mirë në të cilën ndodhet. Në ndeshjen e zhvilluar dje në ‘‘Qemal Stafa’’, kuqezinjtë dominuan dukshëm ndaj miqve, duke shënuar nga një gol për secilën pjesë. Goli i parë u shënua në minutën e 21-të nga mesfushori Valdet Rama, i cili me këtë

Shqipëri-Armeni përfundon 2-0 dhe kombëtarja jonë konfirmon edhe një herë formën e mirë në të cilën ndodhet. Në ndeshjen e zhvilluar dje në ‘‘Qemal Stafa’’, kuqezinjtë dominuan dukshëm ndaj miqve, duke shënuar nga një gol për secilën pjesë.

Goli i parë u shënua në minutën e 21-të nga mesfushori Valdet Rama, i cili me këtë rast konfirmoi edhe nje herë veten si lojtar kyç në ekipin shqiptar. Pjesa e parë përfundoi 1-0 dhe në të dytën Xhani De Biazi provoi disa ndërrime. Në këtë pjesë edhe armenët kërkojnë golin por pa rezultat, portieri Berisha shpëton portën në disa raste.

Shifrat do të ndryshojnë në minutën e 67-të kur Ergys Kaçe, i sapofutur në lojë, shënon me një gjuajtje nga distanca. Kjo fitore duket e vështirë tashmë për t’u përmbysur, por ekipi ynë kërkon të çojë rezultatin në 3-0.

Në minutat në vijim provojnë sërish Kaçe dhe Gashi, si dhe Andi Lila në minutën e 80-të, por ndërhyn portieri armen. Ndeshja përfundon me sukses për kombëtaren tonë dhe shton shpresat për eliminatoret e shtatorit kundër Sllovenisë dhe Islandës.

Në këtë ndeshje De Biazi ka aktivizuar edhe blerjet e reja të ekipit, të cilët kanë ditur ta tregojnë bindshëm veten, madje duke shënuar edhe gol si në rastin e të riut Kaçe. Ky ka qenë përfaqësimi i parë me ekipin kombëtar për të, Gjasulën, Gashin, Bashën dhe Abrashin.  Paraqitje shumë të mirë kanë bërë edhe titullarët Cana, Dallku, Agolli, Lila, Mavraj dhe Berisha.

/Romina Qama/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar