Shqipëria, më e pasura për naftë

Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më të pasuri në Europë me pasuri natyrore. Rezervat e naftës arrijnë një sasi rreth 400 milionë tonësh. Burimet zyrtare nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore, bëjnë me dije se 40 milionë tonë naftë janë ende të pashfrytëzuara. Patos-Marinza është zona kryesore e naftës në Shqipëri. Kjo fushë

Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më të pasuri në Europë me pasuri natyrore. Rezervat e naftës arrijnë një sasi rreth 400 milionë tonësh.

Burimet zyrtare nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore, bëjnë me dije se 40 milionë tonë naftë janë ende të pashfrytëzuara.

Patos-Marinza është zona kryesore e naftës në Shqipëri. Kjo fushë konsiderohet si burimi më i madh i naftës në të gjithë Europën, me një kapacitet prodhimi prej 7.7 milionë fuçish nafte në vit.

Si pasojë e rritjes së investimeve të huaja eksportet e naftës vendase janë rritur me ritme shumë të shpejta që prej vitit 2005.

Në raport me një vit më parë, për vitin 2013 eksporti i naftës bruto u rritën 36%, ndërsa kundrejt vitit 2005 ky eksport regjistron një rritje prej 2880%.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ecuria e eksporteve të naftës bruto vijoi të ishtë positive edh në 10 muajt e parë të vitit 2013.

Në fund të tetorit 2013, eksportet arritën në 1.6 milionë tonë. Nafta shqiptare për shkak të cilësisë së saj eksportohet si bitum në tregjet e huaj dhe shërben për asfaltimin e rrugëve.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar