Shqipëria mbyll ambasadat në katër vende

0

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë përfaqësitë e saj diplomatike në 4 shtete të ndryshme të botës.

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama është mbyllur ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin e Malajzisë në Kuala Lumpur, ambasada në Lisbonë të Portugalisë, ambasada në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës dhe ajo në kryeqytetin e Indisë, Nju Dehli.

Ministria e Punëve të Jashtme është ngarkuar për zbatimin e këtyre vendimeve, të cilat duhet të hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Mbyllja e këtyre ambasadave është parë e nevojshme nga ana e qeverisë, pasi praktikisht nuk kryenin ndonjë rol të vlefshëm me shërbimin e tyre, veç se sillnin kosto të mëdha për shtetin shqiptar.

 /Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here