Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë përfaqësitë e saj diplomatike në 4 shtete të ndryshme të botës. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama është mbyllur ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin e Malajzisë në Kuala Lumpur, ambasada në Lisbonë të Portugalisë, ambasada në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës dhe ajo në kryeqytetin e Indisë, Nju Dehli. Ministria e
Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë përfaqësitë e saj diplomatike në 4 shtete të ndryshme të botës.
Me urdhër të kryeministrit Edi Rama është mbyllur ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin e Malajzisë në Kuala Lumpur, ambasada në Lisbonë të Portugalisë, ambasada në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës dhe ajo në kryeqytetin e Indisë, Nju Dehli.
Ministria e Punëve të Jashtme është ngarkuar për zbatimin e këtyre vendimeve, të cilat duhet të hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Mbyllja e këtyre ambasadave është parë e nevojshme nga ana e qeverisë, pasi praktikisht nuk kryenin ndonjë rol të vlefshëm me shërbimin e tyre, veç se sillnin kosto të mëdha për shtetin shqiptar.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *