Shqipëria mbetet jashtë finales së Eurovizionit

Shqipëria mbetet jashtë finales së Eurovizionit

Kënga “Identitet” e interpretuar nga dyshja Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko që përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në Eurovizion, nuk arriti të kualifikohej për në natën finale. Pas suksesit të vitit të kaluar me këngën “Suus” të Rona Nishliut, vendi ynë u rendit i pesti, rezultati i tij më i mirë historik në pjesëmarrjen në Eurovizion.

Kënga “Identitet” e interpretuar nga dyshja Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko që përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në Eurovizion, nuk arriti të kualifikohej për në natën finale.

Pas suksesit të vitit të kaluar me këngën “Suus” të Rona Nishliut, vendi ynë u rendit i pesti, rezultati i tij më i mirë historik në pjesëmarrjen në Eurovizion. Ky vit ka rezultuar tepër zhgënjyes për Shqipërinë, por edhe Radio Televizionin Shqiptar.

Mbrëmjen e parë gjysmëfinale, jashtë natës finale mbetën edhe  Serbia, Mali i Zi, Kroacia e Sllovenia, ndërsa në mbrëmjen e dytë u skualifikua Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria.

Greqia dhe Rumania janë  të vetmet vende  ballkanike pjesëmarrëse në finalen e këtij viti, të  cilat do të  konkurrojnë  më  24 vendet e tjera.

Këtë vit Eurovizioni u zhvillua në qytetin suedez të Malmos, pas suksesit të  këngëtares suedeze Loreen, me këngën e saj “Euphoria”. Simbol i këtij viti për Eurovizionin ishte flutura.

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar