Vijon situata problematike nga reshjet e dëborës dhe ngricat në disa qarqe të vendit nga veriu në jug. Në Kukës, Dibër, Bulqizë, Korçë, por edhe në Krujë vijojnë që të jenë të bllokuar disa fshatra prej 48 orësh. Në Krujë janë të bllokuara fshatrat Çudhi Zalle, Çudhi Kamp, Bruz Mal, Bruz Zalle, Rranzë dhe parku
Vijon situata problematike nga reshjet e dëborës dhe ngricat në disa qarqe të vendit nga veriu në jug. Në Kukës, Dibër, Bulqizë, Korçë, por edhe në Krujë vijojnë që të jenë të bllokuar disa fshatra prej 48 orësh.
Në Krujë janë të bllokuara fshatrat Çudhi Zalle, Çudhi Kamp, Bruz Mal, Bruz Zalle, Rranzë dhe parku kombëtar i Qafë Shtamës. Në Dibër nëntë fshatra në njësinë Lurë, në Bulqizë zona e Terrovës, Martaneshi raportohet se është pa ujë të pijshëm për shkak të problemeve të tubacioneve me ngricat.
Fshatrat e thella të Korçës si Mokrra, Dardhasi dhe Vithkuqi, vijojnë të mos kenë komunikim me qendrat e njësive administrative për shkak të dëborës së dendur. Nevoja për zhbllokimin e rrugëve nga borëpastrueset kanë detyruar Shtabin e Emergjencave të kërkojë ndihmën e bashkisë.
“Çdo banor i qarkut të Korçës dhe në pikën më të largët duhet të gëzojë shërbimin, qarkullimin e lirë, energjinë, ujin, shërbimin shëndetësor dhe furnizmin me ushqim”.
Në Kukës vijon i bllokuar fshati Arrën, ndërsa probleme për shkak se nuk është mirëmbajtur ka rruga Zapot-Shishtavec. Në jug është e bllokuar vetëm zona e Kurveleshit. Reshjet e dëborës gjatë natës nuk kanë qenë të dendura por problem mbetet prezenca e ngricës dhe akullit në rrugë
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *