Shqipëria, e fundit në Europë për zhvillimin e IT

Shqipëria, e fundit në Europë për zhvillimin e IT

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) e rëndit Shqipërinë si vendi i fundit në Europë për sa i takon zhvillimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. ITU llogarit çdo vit Indeksin e Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, mbështetur mbi 11 indikatorë që lidhen me aksesin, nivelin e përdorimit dhe aftësitë e popullatës për të

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) e rëndit Shqipërinë si vendi i fundit në Europë për sa i takon zhvillimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. ITU llogarit çdo vit Indeksin e Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, mbështetur mbi 11 indikatorë që lidhen me aksesin, nivelin e përdorimit dhe aftësitë e popullatës për të përdorur teknologjitë e informacionit, shkruan mobilenews.al Të gjithë indikatorët përmblidhen në një koeficient të vetëm të quajtur IDI dhe sa më i lartë të jetë indeksi, aq më i lartë është zhvillimi i teknologjive. Për vitin e kaluar, Shqipëria rezultoi me një koeficient 3.78, nga 3.48 që ishte një vit më parë, çka tregon një përmirësim, por që nuk ka mjaftuar për ta ngritur në renditjen europiane dhe globale.

Indeksi IDI nuk përllogaritet për Kosovën, sepse ky vend nuk është anëtar i ITU, ndaj të dhënat krahasuese mungojnë. Për të dhënë një ide të diferencave, vendi i parë në Botë është Koreja e Jugut, ku Indeksi i Zhvillimit të Teknologjive ishte 8.56. Pozicionimi më i mirë i Shqipërisë në këtë renditje është në indeksin e aftësisë së popullatës për të përdorur teknologjitë e informacionit. Në këtë nën-indeks, Shqipëria renditet në vendin e 60 në Botë dhe lë pas edhe vende të tjera europiane, si Maqedonia apo Turqia. Kjo tregon se shqiptarët i njohin janë të aftë t’i përdorin teknologjitë në një masë të kënaqshme. Por ajo çka i përkeqëson pozitat e Shqipërisë në Indeksin Agregat të Zhvillimit është aksesi i dobët në shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ku renditet në vendin e 94 në botë.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar