Shqipëria e 40-ta në renditjen e UEFA-s, bie Italia

Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e 40-të në renditjen e UEFA-s, nga 53 shtete që janë anëtare të këtij organizmi. Paraqitja pozitive e Kukësit në Ligën e Evropës, por edhe kalimi i një turi nga Skënderbeu në Ligën e Kampionëve, nuk i ndryshon aspak pozitat e Shqipërisë që gjithsesi ka fituar plot 2000 pikë gjatë këtij sezoni.

Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e 40-të në renditjen e UEFA-s, nga 53 shtete që janë anëtare të këtij organizmi.

Paraqitja pozitive e Kukësit në Ligën e Evropës, por edhe kalimi i një turi nga Skënderbeu në Ligën e Kampionëve, nuk i ndryshon aspak pozitat e Shqipërisë që gjithsesi ka fituar plot 2000 pikë gjatë këtij sezoni.

Në ndryshim nga 4 sezonet paraardhëse ku skuadrat shqiptare nuk kishin arritur të shkonin më shumë se 1000 pikë sezonale, këtë herë vendi jonë bën një hap të madh që gjithsesi nuk reflektohet në klasifikim ku numërojmë 5500 pikë, 500 më pak se Mali i Zi. Kjo do të thotë se në rast të një ecurie pozitive edhe gjatë sezonit të ri, Shqipëria mund të fitojë disa pozicione pasi vende si Islanda dhe Letonia ndodhen shumë afër.

Në vendet e rajonit, pas Shqipërisë renditet vetëm Maqedonia, e cila është një shkallë më poshtë me 5250 pikë.

Për sa i përket dhjetëshes së parë, risia më e madhe është rrëzimi i Italisë ne vendin e pestë. Eliminimi i Juventusit nga Benfika e zbret Serinë A një shkallë më poshtë, ndërsa portugezët ngjiten në vendin e katërt. Ky ndryshim nuk reflektohet në skuadrat që do të marrin pjesë në kupat e Evropës, pasi Italia do të kualifikojë sërish 3 klube në UEFA Champions League.

Kreu mbahet nga Spanja, e ndjekur nga Anglia dhe Gjermania. Në klasifikimin e klubeve, kryesimin e mban Reali i Madridit, i ndjekur nga Barcelona dhe Bajerni i Mynihut, ndërsa finalistja e Ligës së kampionëve, Atletiko e Madrid renditet në vendin e shtatë.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar