Shqipëria e 37-ta, tjetër rekord

Shqipëria e 37-ta, tjetër rekord

Shqipëria ka thyer tjetër rekord, duke u radhitur për herë të parë në histori në vendin e 37-të në listën e FIFA-s, një vend më lart nga klasifikimi i muajit të kaluar. Në muajin Qershor kombëtarja jonë ishte në vendin e 38-ë, por tani ndodhet në të 37-in ndoshta kjo nuk ka ndodhur se ne

Shqipëria ka thyer tjetër rekord, duke u radhitur për herë të parë në histori në vendin e 37-të në listën e FIFA-s, një vend më lart nga klasifikimi i muajit të kaluar.

Në muajin Qershor kombëtarja jonë ishte në vendin e 38-ë, por tani ndodhet në të 37-in ndoshta kjo nuk ka ndodhur se ne kemi fituar pikë pasi barazimi 1-1 me Norvegjinë na ka lënë në vend, por për shkak se Serbia dhe Japonia kanë humbur nga pesë vende secila.
Spanja vazhdon të kryesojë në këtë listë me 1532 pikë, e dyta është Gjermania me 1273, teksa në vendin e tretë është ngjitur për herë të parë në historinë e tyre, Kolumbia, me 1206 pikë, dy më shumë se Argjentina.

Paraqitjet e mrekullueshme e Brazilit në Kupën e Konfederatave dhe fitorja ndaj Spanjës në finale 3-0, e kanë ndihmuar kombëtaren e “Sambas” të ngritët ne vendin e nëntë nga vendi i 22-të që ishte në Qershor e kaluar me 1095 pikë.
Gjithashtu, ngritje historike ka realizuar edhe Belgjika e cila ka hyrë në top dhjetëshe për herë të parë në historinë e tyre, në vendin e dhjetë me gjithsej 1079 pikë.

Spanja(1) 1532, Gjermania (2) 1273, Kolumbi (3) 1206, Argjentinë (4) 1204, Holandë (5) 1180, Itali (6) 1142, Portugali (7) 1099, Kroaci (8) 1098, Brazil (9) 1095, Belgjikë (10) 1079, 994, Shqipëria (37) 689.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar