Shqipëria, borxhi publik më i lartë në rajon

0

Shqipëria ka borxhin më të lartë publik në rajon sipas të dhënave të publikuara nga Banka Europiane për Rindërtim dh Zhvillim (BREZH) dhe Komisioni Europian.

Këto të dhëna tregojnë se vendet e Ballkanit e kanë borxhin publik me tregues më të ulët se vendi ynë.

Hungaria është shteti i vetëm në Europën Qendrore e Lindore, që ka një nivel prej gati 80% të PBB-së.
Borxhi publik i Serbisë është parashikuar të rritet deri në 68.8% në 2014-n dhe 71.1% në 2015-n. Për Maqedoninë, borxhi pritet të rritet në mënyrë të moderuar në 39% në 2015-n, nga 36.1% në fund të 2013-s. Ndërsa për Malin e Zi, ky tregues do të shkojë në rreth 60% të PBB-së në 2015, nga 56.5% që është pritshmëria për 2013-n.

Ndërkohë borxhi shqiptar nuk pritet të reduktohet, të paktën për një periudhë afatmesme. Në raportin e tij të fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar(FMN) ka pohuar se borxhi mund të arrijë deri në 83% të PBB-së deri në 2013-n.

Githashtu Shqipëria është vendi që ka edhe kreditë më të larta në rajon, në gati 25% të totalit.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here