Shqipëri Kosovë, hapet konsullata e përbashkët në Milano

Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati është takuar në Tiranë me homologun e tij të Kosovës Enver Hoxhaj. Në fjalën e tij Bushati u shpreh se në qëndër të këtij takimi është hapja në ditën e sotme e Konsullatës së përgjithshme të përbashkët në Milano. “Fillimi i përfaqësimit konsullor të Republikës së Kosovës në Milano është

Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati është takuar në Tiranë me homologun e tij të Kosovës Enver Hoxhaj. Në fjalën e tij Bushati u shpreh se në qëndër të këtij takimi është hapja në ditën e sotme e Konsullatës së përgjithshme të përbashkët në Milano.

“Fillimi i përfaqësimit konsullor të Republikës së Kosovës në Milano është një shprehje e qartë e nivelit më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve tona, besueshmërisë së ndërsjelltë dhe paraqet një shembull me domethënie të veçantë të vullnetit për bashkëpunim”- than ë fjalën e tij Bushati.

Nga ana tjetër Hoxhaj falenderoi shtetin Shqipëtar për ndihmën që ka dhënë në forcimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe anëtarësimin e saj në disa organizata shumë të rëndësishme.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar