Shpikjet që na presin 5 vitet e ardhshme.

0

Ndonëse zbulimet më të mëdha të shkencës kanë qenë pothuajse gjithmonë të paparalajmëruara, ndonjëherë madje edhe të pa kuptuara për rëndësinë që kishin në momentin e zbulimit, IBM pretendon se është në gjendje të parashikohen risitë e afërta që do të ndodhin.

Kështu, në një raport të publikuar ditën e mërkurë, ekspertët e gjigantëve kompjuterikë, duke analizuar hapat që ka hedhur shkenca dhe fushat në të cilat po punohet më shumë prej shkencëtarëve, bënë një listë me pesë ndryshime të mëdha që do të ndodhin deri në vitin 2018.

Ilaçet e personalizuara

Shumë shpejt pritet që mjekët të përdorin ADN-në, për të përcaktuar trajtimin mbi pacientët e tyre. Mjekimet nuk do të jenë më standarde, e do të ndryshojnë në bazë të specifikave të çdo individi.

Do të eliminohen fjalëkalimet

Fjalëkalimet do të zëvendësohen nga pajisje që do të mësojnë të dhëna për individët, për mënyrën si sillen dhe se çfarë faqesh ndjekin. Këto pajisje do i ofrojnë kalimin automatik përdoruesit të vërtetë të faqes, duke identifikuar njëkohësisht çdo aktivitet të panatyrshëm. Një mundësi e afërt është edhe përdorimi i shenjave të gishtërinjve në kompjuterat tanë si fjalëkalim.

“Klasat” e zgjuara

Programe kompjuterike do të përdoren për të matur aftësitë studimore të nxënësve, duke identifikuar ata që kanë çrregullime apo vonesa që në fillim.

Qyteti interaktiv

Qeveritë do të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna për lëvizjet e rezidentëve të qyteteve të mëdha dhe për nevojat e tyre, duke përmirësuar kështu rrjetet e transportit dhe shkurtuar distancat mes institucioneve shëndetësore e edukuese me banesat e personave që i frekuentojnë.

Përmirësimi i blerjeve online

Në pesë vitet e ardhshme, blerjet online do të tejkalojnë blerjet direkte. Përballë kësaj forme të re të tregtisë, dyqanet do të përshtaten, duke e bërë shumë më të efektshëm shërbimin e tyre dhe nuk do të jetë e largët dita në të cilën blerja në internet do të mbërrijë në shtëpi brenda 24-48 orëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here