Bombola e vogël e sprejit e cila u përdor për herë të parë në kampionatin e fundit Botëror të Futbollit për të ruajtur distancën e përcaktuar në rregullore mes topit dhe murit mbrojtës, nuk është një shpikje e re. Ajo ka kohë që është shpikur, por për shpikësin e saj, 43 vjeçarin brazilian Heine Allemagne,
Bombola e vogël e sprejit e cila u përdor për herë të parë në kampionatin e fundit Botëror të Futbollit për të ruajtur distancën e përcaktuar në rregullore mes topit dhe murit mbrojtës, nuk është një shpikje e re.
Ajo ka kohë që është shpikur, por për shpikësin e saj, 43 vjeçarin brazilian Heine Allemagne, duket se ka ardhur koha që vlera të materializohet në maksimumin e mundshëm.
E shitur për vetëm 5 euro pak kohë më parë, për shkak te bumit që pati në finalet e fundit të Kampionatit Botëror, dhe kërkesave të mëdha në rritje, sot ajo kushton rreth 1000 euro.
“Ideja më ka ardhur që në vitin 2000”, tregon shpikësi i saj tashme fatlum. “Gjatë një ndeshje futbolli komentatori tha diçka që më mbeti në mendje, ai tha konkretisht se kur do të vinte ajo ditë që muri mbrojtës të mos luante dot gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Në këtë moment më shkoi mendja në prodhimin e një lende biodegradabile që të ishte në gjendje të linte një shenje të dukshme, por të shpërbëhej shpejt. Herën e parë e kam provuar me shkumën e rrojës. Pasi e provova, çdo gjë shkoi mire”, tha Allemagne.
Gjithsesi, për të arritur tek formula e duhur do të duhej të kalonte edhe pak kohë, por më në fund ja mbërriti qëllimit. Lënda e sprucuar largohet për 60 sekonda.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *