Idrizi: PDIU e gatshme të punojë për diasporën shqiptare

Idrizi: PDIU e gatshme të punojë për diasporën shqiptare

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur në një intervistë për gazetën Shqip se roli i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në parlament do të jetë konstruktiv në mbështetje të çështjeve kombëtare, atyre të integrimit euroatlantik dhe problemeve që shqetësojnë diasporën shqiptare. Edhe pse aleat me Partinë Demokratike që në zgjedhjet e 23 qershorit Idrizi thekson se

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur në një intervistë për gazetën Shqip se roli i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në parlament do të jetë konstruktiv në mbështetje të çështjeve kombëtare, atyre të integrimit euroatlantik dhe problemeve që shqetësojnë diasporën shqiptare. Edhe pse aleat me Partinë Demokratike që në zgjedhjet e 23 qershorit Idrizi thekson se nuk ndien t’i ketë borxh askujt, por do të punojë intensivisht në parlament dhe jashtë tij për të vendosur rezolutën e çështjes çame.

“Ne s’i kemi borxh askujt, ndaj jemi të lirë në përcaktimet e qëndrimeve tona, bashkëpunimin e mbështetjen për këdo në çështjet e integrimit, avancimit të kauzave të të gjithë shqipëtarëve e jo vetëm në “Shqipërinë politike”. Ne do të jemi garant për jetësimin e rezolutës çame e kundër çdo veprimi që bie ndesh me ato që sapo parashtrova më sipër”, pohon ai.

Idrizi tregohet i gatshëm që të bashkëpunojë me qeverinë e re dhe për krijimin e një ndarjeje ministrore sa me te saktë, që do t’i shërbejë diasporës shqiptare kudo nëpër botë.

“Nuk mund të injorohet kontributi politik dhe social i më shumë se 30% të popullsisë së vendit. Ka forma që mund të garantohet ky kontribut, pa shtuar kosto administrative në strukturën e re qeverisëse. Në pamundësi për të pasur një dikaster të ri, atëherë le të përfshijë njëri prej dikastereve të shpallura, si nëndarje të vet, atë për diasporën. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me bazën ligjore, rregullore për këtë dikaster. Do të ishte sinjal shumë i mirë dhe shpërblim i merituar për këtë pjesë të kombit që aq shumë kontribuon të sotmes dhe të ardhmes së vendit’, shprehet Idrizi.

/Pamela Kulla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar