Shpërthim në një impiant kimik në Japoni, 5 të vdekur

Të paktën pesë persona në zonën qendrore të Japonisë kanë humbur jetën, si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë lëndësh kimike. Sipas mediave ndërkombëtare, shpërthimi ndodhi në një impiant të menaxhuar nga kompania e njohur “Mitsubishi Materials”, në qytetin Jokaiçi në prefekturën Mie. Një zëdhënës i impiantit tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se të

Të paktën pesë persona në zonën qendrore të Japonisë kanë humbur jetën, si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë lëndësh kimike.

Sipas mediave ndërkombëtare, shpërthimi ndodhi në një impiant të menaxhuar nga kompania e njohur “Mitsubishi Materials”, në qytetin Jokaiçi në prefekturën Mie.

Një zëdhënës i impiantit tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se të paktën 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërsa një zëdhënës i policise lokale deklaroi, se impianti i kompanisë prestigjoze merret edhe me prodhimin e paneleve diellore dhe përpunimin e lëndëve kimike si polimer, hidrogjen dhe klor. “Shpërthimi ndodhi, por në impiant nuk duket të ketë rënë ndonjë zjarr”, deklaroi zëdhënësi, pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes.

“Mitsubishi Materials” prodhon automjete, si dhe produkte elektronike e ndërtimi. Impianti i Jokaiçit, ndodhet rreth 350 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tokio, është i specializuar në prodhimin e silikonit.

Kompania vitin e kaluar regjistroi shitje me vlerë 12.2 miliardë dollarë dhe ka mbi 22 mijë punonjës të shpërndarë në mbarë globin.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar