Shpërthen vullkani në Zelandën e Re

Vullkani më aktiv i Zelandës së Re, në Ishullin e Bardhë, shpërtheu të hënën duke vrarë të paktën pesë persona. Policia thote se rreth 50 njerëz kanë qenë në ishull në kohën e shpërthimit, ndër ta, vetëm 23 janë shpëtuar. Autoritet e emergjencave sqarojnë se operacioni i kërkim-shpëtimit është pezulluar për shkak të rrezikut të

Vullkani më aktiv i Zelandës së Re, në Ishullin e Bardhë, shpërtheu të hënën duke vrarë të paktën pesë persona.

Policia thote se rreth 50 njerëz kanë qenë në ishull në kohën e shpërthimit, ndër ta, vetëm 23 janë shpëtuar. Autoritet e emergjencave sqarojnë se operacioni i kërkim-shpëtimit është pezulluar për shkak të rrezikut të shpërthimeve të tjera. Ata shprehen se janë të pakta shpresat për të mbijetuar. Mësohet se shumica ishin turistë.

Shpërthimi shkaktoi një re të dendur hiri e cila shkoi rreth 4 km larg. Kjo solli pezullimin e fluturimeve ajrore në zonë.

Michael Schad, një nga turistët thotë për BBC se, kishte qenë pranë kraterit 30 minuta para se të shpërthente vullkani.

“Sapo kishim hipur në varkë … atëherë dikush pa vullkanin dhe më pas pamë edhe ne,

“Unë isha i tronditur. Varka u kthye mbrapa dhe ne morëm disa njerëz që prisnin në një shkëmb.”

Vullakni në ishullin e Bardhë është më aktivi në Zelandën e Re. Pavarësisht kësaj, ky vend është një nga më të vizituarit nga turistët.

Shpërthimi i fundit i vullkanit ndodhi para tre vitesh, por fatmirësisht, nuk pati viktima.

L.M

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar