Shpall lajmin e vdekjes që ta vizitojnë fëmijët

0

Një 70-vjecar nga Fushë-Kruja ka ngjitur vet në mur njoftimin e vdekjes së tij. Madje ai ka hapur dhe varrin e vet dhe ka lënë dhe amanetet. Një tentativë kjo për tu bashkuar me fëmijët dhe të afermit.

Ka qënë vetmia ose më saktë braktisja nga të afërmit që e ka shtyrë 70-vjecarin Hajdar Lilën tu bëj thirrje njërëzve më “vdekjen e tij të shtirur”.

“I vdekuri” rrëfehët se është rrikthyer para disa vjetësh në Shqipëri nga Kanadaja. Ai shprehet se deri ne momentin qe ai u dergonte para, ata i qëndronin afër, por ditën që  është kthyer pa pasuri, askush nuk e kujtonte më. Duke përfshirë këtu dhe 3 fëmijët ë tij. Ai rrëfehet se e ka bërë këtë për të parë nëse femijët dhe të afermit e tij do të vinin në varrim, sepse ai ka nevojë për ta sa është gjallë, kur te vdes vërtët ,mesazhi është i qartë “Nuk dua askënd pranë”.

/Jonida Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here