Shoqata “ATA” kundër armëve kimike

0

Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër transferimit dhe shkaterrimit te armëve kimike Siriane në vendin tone, duke theksuar se një hap i tillë kërcënon haptazi turizmin, si industria udhëheqëse për ekonominë shqiptare, duke u shprehur:

Në një deklaratë për mediat shoqata ATA thekson. “Këto dite më shumë se kurrë mbarë opinioni publik ka ngritur shqetesimin për rrezikun që bart një vendim për transferimin e armëve kimike dhe shkatërrimin e tyre në vendin tonë. Ende pa u marr një vendim, cilido qoftë, Shqiperia po artikulohet në mediat vendase dhe vecanërisht në ato të huaja si destinacion ku do të shkaterrohen arme kimike.Përvec rrezikut të drejtpërdrejtë të këtyre armëve nga i cili jemi të shqetesuar me të drejtë të gjithë, edhe vete jehona që përcjell diskutimi për pranimin e mundshëm  të tyre nga vendi ynë, ka një impakt negativ direkt në imazhin turistik të Shqipërisë të cilin po mundohemi të ndërtojmë me shumë mund e përpjekje”.

Shoqata Shqiptare e turizmit ATA nënvizon se turizmi eshte sektori kryesor që kontribuon në ndërtimin e imazhit të një vendi, e në punësimin e masës më të madhe të njerzve. Ajo deklaron se importimi i armëve kimike dhe shkaterrimi i tyre në vend është një goditje fatale për turizmin e brishtë shqiptar të shpallur si prioritar nga vetë kjo qeveri.

“Nje vendim i tille do shuante njehere e mire kuriozitetin ne rritje te vizitoret te huaj per te ardhur ne Shqiperi duke kontribuar ne pasoja negative te pashbeshme per kete industri me potencial te jashtezakonshem” përfundon dekarata e ATA.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here