Shkupi gazifikohet në 4 vitet e ardhshme

Investimi për gazifikimin e Shkupit do të kushtojë 100 milionë euro i cili do të ndërtohet përmes partneritetit publiko-privat dhe do të përfshijë 17 komuna. Qeveria njofton se deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontratë me koncesionerin për ndërtimin e rrjetit furnizues për gaz natyror në rajonin e Shkupit. Koncesioneri brenda katër viteve

Investimi për gazifikimin e Shkupit do të kushtojë 100 milionë euro i cili do të ndërtohet përmes partneritetit publiko-privat dhe do të përfshijë 17 komuna.

Qeveria njofton se deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontratë me koncesionerin për ndërtimin e rrjetit furnizues për gaz natyror në rajonin e Shkupit. Koncesioneri brenda katër viteve duhet të ndërtojë 70% të rrjetit të furnizimit në rajonin e Shkupit

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski njoftoi se kërkohet një koncesioner që do ta zbatojë gazifikimin në terren. Sipas Janakieski çdo qytetar që posedon banesë 80 metra katrorë  për objektet tregtare që do dëshirojnë ti bashkohen rrjetit do të duhet të paguajnë 1,25 euro për metër katror. Çmimet janë fikse dhe të unifikuara dhe do vlejnë për të gjitha komunat.

Ndërsa për banesë mesatare prej 80 metra katror pagesa do të jetë 100 euro për metër katror dhe nëse banesa është 100 metra katrore do të paguhet nga 1,25 euro për metër katrorë, u shpreh ministër i Transportit dhe lidhjeve.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar