Shkup, romëve u ndalohet hyrja në “Aqua Park”

Shkup, romëve u ndalohet hyrja në “Aqua Park”

Dyert e “Akua Park”-ut të porsahapur në Shkup, pardje ishin të mbyllura për disa të rinj romë. Punonjësit e këtij kompleksi janë justifikuar me arsyen se disa ditë më parë disa romë kishin bërë veprime të pahijshme, raporton “A1on”. Një banor i Shkupit, Nexho Mehmet, thotë se vajza e tij Marisa ishte pjesë e grupit të

Dyert e “Akua Park”-ut të porsahapur në Shkup, pardje ishin të mbyllura për disa të rinj romë. Punonjësit e këtij kompleksi janë justifikuar me arsyen se disa ditë më parë disa romë kishin bërë veprime të pahijshme, raporton “A1on”.

Një banor i Shkupit, Nexho Mehmet, thotë se vajza e tij Marisa ishte pjesë e grupit të të rinjve të cilët nuk u lejuan të hyjnë në “Aqua Park”. Ai pyet me të drejtë se nëse do të hasej ndonjë grup të rinjsh maqedonas që kryejnë veprime të pahijshme, punonjësit e “Aqua Park”-ut a do të ndalonin hyrjen e maqedonasve të tjerë aty?

Lidhur me këtë rast nëpër rrjetet sociale qarkullojnë komente të ndryshme, të cilat shprehin gjykimin e tyre për sjelljen e të punësuarve, sidomos nga ana e organizatave joqeveritare.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar