Shkup, 75 euro gjobë për qytetarët pa biletë në urban

Shkup, 75 euro gjobë për qytetarët pa biletë në urban

Ndërmarrja Qëndrore Publike për transport në qytetin e Shkupit i ka përforcuar masat për qytetarët që  udhëtojnë pa biletë. Udhëtari i cili përdor autobusët e ndërmarrjes publike për transport pa paguar biletë do të gjobitet me vlerën prej 75 eurosh. “Para se të shqiptohet masa ndëshkuese, udhëtari do të lejohet të paguajë gjobën prej 300

Ndërmarrja Qëndrore Publike për transport në qytetin e Shkupit i ka përforcuar masat për qytetarët që  udhëtojnë pa biletë. Udhëtari i cili përdor autobusët e ndërmarrjes publike për transport pa paguar biletë do të gjobitet me vlerën prej 75 eurosh.

“Para se të shqiptohet masa ndëshkuese, udhëtari do të lejohet të paguajë gjobën prej 300 denarësh në vend ose me afat prej tetë ditësh nga dita e kundravajtjes,”- ka thënë drejtori i NQP-së, Misho Nikollov.

“Nëse  udhëtari nuk e paguan shumën e kërkuar dhe në afatin shtesë prej tetë ditësh, do të ngrihet propozim për zbatimin e procedurës për kundravajtje në  Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ku komisioni ndëshkimor urdhëron gjobën prej 50 eurosh, plus 25 euro për shpenzimet e procedurave”, -thekson Nikollov.

 

 

/ Romina Qama /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar