Shkrumbohet një automjet para Kryeministrisë

0

Një automjet është përfshirë nga flakët sot paradite para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në sistemin elektrik të makinës tip “Golf”.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga djegia e makinës mësohet se nuk ka pasur të lënduar.

 /Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here