“Shkrihet” Garda, “Çekiçi” do të bjerë për 21 janarin

“Shkrihet” Garda, “Çekiçi” do të bjerë për 21 janarin

Ministri i Brëndshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar sot nisjen e reformës në Gardën e Republikës, duke e vendosur atë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe kjo do të ndodhë brenda 100 ditëve. “Reforma në Gardën e Republikës është më shumë se e domosdoshme. Mbi të gjitha për të larguar përfundimisht

Ministri i Brëndshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar sot nisjen e reformës në Gardën e Republikës, duke e vendosur atë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe kjo do të ndodhë brenda 100 ditëve.

“Reforma në Gardën e Republikës është më shumë se e domosdoshme. Mbi të gjitha për të larguar përfundimisht drejtimin politik nga Garda dhe për ta shndërruar në një institucion efektiv dhe efiçent. Garda e Republikës nuk do ekzistojë më si e tillë. Do jetë në kompetencën e drejtorit të policisë së shtetit. Jo militantë, jo amatorë, jo instrument politik. Kjo reforme do të kursejë fonde dhe hallka burokratike të tepërta dhe mbi të gjitha do të garantojë depolitizimin e këtij institucioni. Vullneti i qeverisë së sotme është bashkimi i të gjitha institucioneve ligjzbatuese. Në përfundim të reformës unë besoj do të kemi një institucion efiçent dhe profesional”, – tha ai.

Sa i përket çështjes së 21 janarit, z. Tahiri tha: “Çdokush e sheh peshën e përgjegjësisë që rri mbi Gardën e Republikës që prej ngjarjeve të 21 janarit. Veprimet e disave hodhën baltë të pamerituar mbi Gardën e Republikës por mbi të gjitha mbi efektivët e ndershëm të Gardës. Pakica që 21 janarin e ktheu në masakër nuk mund ti shmangen drejtësisë. Është në vullnetin kryeministrit Rama për të bërë drejtësi për 21 janarin. Jam më shumë se i vendosur për të bërë gjithçka për të ndihmuar drejtësinë në nxjerrjen e përgjegjësve konkretë. Kam besim që çekiçi i drejtësisë nuk do të vonojë, edhe pse sot rri pezull mbi kokat e atyre që vranë të pafajshëm”, – përfundoi Ministri i Brëndshëm.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar