Shkollat në Elbasan, fëmijët mbulohen me batanije në mësim

Femijët e shkollave në Elbasan kanë zgjedhur që të marrin me vete batanijet, për arsye se i ftohti i këtyre ditëve dhe mungesa e ngrohëseve e bëjnë të pamundur qëndrimin në orët e mësimit. Disa nxënës të një shkolle 9-vjecare në qytetin e Elbasanit kanë marrë me vete batanijet në klasë për shkak të mungesës

Femijët e shkollave në Elbasan kanë zgjedhur që të marrin me vete batanijet, për arsye se i ftohti i këtyre ditëve dhe mungesa e ngrohëseve e bëjnë të pamundur qëndrimin në orët e mësimit.

Disa nxënës të një shkolle 9-vjecare në qytetin e Elbasanit kanë marrë me vete batanijet në klasë për shkak të mungesës së ngrohjes në këtë shkollë. I ftohti në orët e para të mëngjesit shënonte -6 gradë celcius. Nga temperaturat e ulta dhe nga mungesa e ngrohjes në këte shkollë, nxënësit janë mbuluar me batanije në orët e mësimit, si e vetmja mënyrë për të mos e humbur atë.

Edhe vetë mësuesit e kanë pranuar në heshtje këtë veprim të fëmijëve, duke i toleruar ata për të marrë pjesë në mësim edhe me batanijet pas krahëve.

Në disa klasa të tjera nxënësit kanë investuar vetë duke blerë furnela për t’u ngrohur.Ndërsa disa nxënës të tjerë kanë marrë me vete bidona me ujë të ngrohte për të ngrohur duart e këmbët.

Drejtoria Arsimore e pranon këtë gjendje, por shprehen se e kanë të pamundur që të investojnë vetë për të zgjidhur problemin e ngrohjes.

/Renato Osmani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar