Pas debatesh të shumta në media mbi deklaratat e Presidentit të Turqisë mbi mbylljen e shkollave të financuara nga rrjeti Gylen ka reaguara ministrja e Arsimit dhe e Sportit. Lindita Nikolla është shprehur se ekspertët kanë verifikuar ligjshmërinë e shkolla në vend dhe si rrjedhojë janë mbyllyr 18 universitet që nuk plotësonin kriteret. “Ministria e
Pas debatesh të shumta në media mbi deklaratat e Presidentit të Turqisë mbi mbylljen e shkollave të financuara nga rrjeti Gylen ka reaguara ministrja e Arsimit dhe e Sportit.
Lindita Nikolla është shprehur se ekspertët kanë verifikuar ligjshmërinë e shkolla në vend dhe si rrjedhojë janë mbyllyr 18 universitet që nuk plotësonin kriteret.
“Ministria e Arsimit ka në kompetencë të verifikojë gjithë kriteret e ligjshmërisë, padyshim edhe laicitetin, shkolla të sigurta dhe ne jemi të vendosur dhe kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrë korrekte dhe më të mirë të mundshme.” tha Lindita Nikolla
Kështu ministrja ka lënë të nënkuptohet se shkollat që nuk plotësonin ligjshmërinë dhe kurrikulat nuk bënin pjesë ato të financuara nga lëvizja Gylen dhe rrjedhimisht nuk ka pse të mbyllen. Po ashtu Nikolla shqaroi se është bërë edhe kontrolli mbi laicitetin nëpër shkolla.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *