Shkoi për të vjedhur, vritet nga roja

Shkoi për të vjedhur, vritet nga  roja

Një  vrasje me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Arbanë, ku i vdekur ka mbetur 35 vjeçari Astrit Marku. Sipas të dhënave viktima kishte shkuar për të vjedhur, por është pikasur nga roja i objektit, i cili, ka shtënë me armë drejt

Një  vrasje me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Arbanë, ku i vdekur ka mbetur 35 vjeçari Astrit Marku.

Sipas të dhënave viktima kishte shkuar për të vjedhur, por është pikasur nga roja i objektit, i cili, ka shtënë me armë drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas policisë, autori i krimit është 18 vjeçari Kleandro Zefi, ndërsa mësohet se bashkëpunëtor në vjedhje ka qenë edhe Andi Allamani.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa vrasja është kryer për vetëmbrojtje.

 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar