Shkodër: Humbet jetën 59-vjeçari, përplaset nga furgoni

Shkodër: Humbet jetën 59-vjeçari, përplaset nga furgoni

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Shkodër-Hani i Hotit ku një bari gjeti vdekjen si pasojë e përplasjes nga një furgon me targa malazeze. Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se viktima është identifikuar si Ragip Raflaj, 59-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në kohën teksa ai  ishte duke

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Shkodër-Hani i Hotit ku një bari gjeti vdekjen si pasojë e përplasjes nga një furgon me targa malazeze.

Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se viktima është identifikuar si Ragip Raflaj, 59-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në kohën teksa ai  ishte duke kaluar rrugën, së bashku me bagëtinë e tij, teksa u përplas nga furgoni. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Grudë-Fushë.

Menjëherë pas raporimit policia ka vjatur menjëherë në vendgjarje duke bërë të mundur arrestimin e drejtuesin e furgonit, i cili është shoqëruar menjëherë në komisariat.

Janë ende të paqarta shkaqet e aksidentit, teksa hetimet kanë nisur.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar