Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, të qytetit të Shkodrës, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në katin e parë të banesës së deputetit të Partisë Demokratike Astrit Bushati. Z.Bushati është njëkohësisht edhe kryetar i PD-së në rrethin e Shkodrës. Nga ky
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, të qytetit të Shkodrës, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në katin e parë të banesës së deputetit të Partisë Demokratike Astrit Bushati.
Z.Bushati është njëkohësisht edhe kryetar i PD-së në rrethin e Shkodrës.
Nga ky shpërthim nuk janë konstatuar dëme materiale, pasi objekti në fjalë ishte në rikonstruksion dhe prej kohësh aty nuk banonte njeri.
Aktualisht nga struturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
/Erina Haxhiu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *