Shkelet protokolli, tre krerët e lartë jashtë vendit

Tiranë- Shkelet protokolli i shtetit. Presidenti, kryemininstri dhe kryetari i Kuvendit  ndodhen jashtë vendit, gjë që  është e ndaluar nga ceremoniali zyrtar i autoriteteve të larta të shtetit. Siç  është publikuar presidenti Nishani ka shkuar në një vizitë në Katar ku u prit nga Emiri i Katarit, Sheik Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Tiranë- Shkelet protokolli i shtetit. Presidenti, kryemininstri dhe kryetari i Kuvendit  ndodhen jashtë vendit, gjë që  është e ndaluar nga ceremoniali zyrtar i autoriteteve të larta të shtetit.

Siç  është publikuar presidenti Nishani ka shkuar në një vizitë në Katar ku u prit nga Emiri i Katarit, Sheik Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani. Ndërsa kryeministri Rama u nis dje për në Francë, ku do të takoj Presidentin Hollande për të lobuar mbi marrjen e statusit kandidat të vendit.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit ndodhet prej ditës së dielë në Kuvajt, ku u prit nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Marzouq Ali Al-Ghanim.

Por mosprezenca e tre krerëve të lartë të shtetit përbën shkelje të protokollit, kjo pohohet edhe nga pika 1.11 në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar.

Në pikën 1.11 thuhet : “Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”.

Kështu, pasditja e djeshme e ka gjetur Shqipërinë pa asnjërin nga krerët e shtetit.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar