Shkarkohet shefi i Zbulimit të Ushtrisë, Ilirjan Balliu

Shkarkohet shefi i Zbulimit të Ushtrisë, Ilirjan Balliu

Kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar dje nga detyra Iliarjan Balliun, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes për mospërputhje të  gradës së tij me pozicionin e punës. Nga burimet zyrtare u bë  me dije se se Ilirjan Balliu, i cili drejtonte Shërbimin Sekret të Ushtrisë, i emërtuar së fundi AIM, është larguar nga kjo detyrë

Kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar dje nga detyra Iliarjan Balliun, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes për mospërputhje të  gradës së tij me pozicionin e punës.

Nga burimet zyrtare u bë  me dije se se Ilirjan Balliu, i cili drejtonte Shërbimin Sekret të Ushtrisë, i emërtuar së fundi AIM, është larguar nga kjo detyrë me vendim të kreut të Ekzekutivit.

Lajmi është  pohuar dje në mbrëmje për gazetën “Panorama” se drejtuesi i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, sipas ligjit duhet të ketë gradën “Gjeneral”.

Ilirjan Balliu, tashmë ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes,  ka pasur gradën e kolonelit.

Pas shkarkimit nga detyra të kreut të Inteligjencës së Mbrojtjes, mësohet se ka nisur  procedura e emërimit të drejtorit të ri të kësaj agjencie me vendim të Presidentit të Republikës dhe propozim të Kryeministrit Sali Berish.

Përsa i përket emërimit të ri për kreun e gardës bëhet e ditur se kreu i ri i AIM mund të jetë një nga katër gjeneralët e dekretuar pak kohë më parë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Në faqen zyrtare të kreut të shtetit, gjenden të afishuara emrat e katër të dekretuarve së fundmi, “Gjeneral brigade” të katër kolonelëve: Piro Ahmetaj, ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm, Frederik Beltoja, ish-komandant i Forcës Ajrore, Ylber Dogjani dhe Muhamet Buçpapa, ish-komandant i Forcës së Mbrojtjes Rajonale.

Dekretet janë firmosur më 24 qershor 2013 dhe kanë hyrë në fuqi menjëherë.

Ndryshimi i kreut të Shërbimit Sekret të Mbrojtjes është shkarkimi më i rëndësishëm i firmosur nga Kryeministri Sali Berisha pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

Ky institucion funksionon pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura duke trashëguar kompetencat e ish-Shërbimit Informativ të Ushtrisë, SHIU, ndërsa gëzon edhe disa funksione të tjera shtesë që iu dhanë me ndryshimin e ligjit dhe të emërimit vitin e fundit.

Ajo që solli më shumë risi që solli fuqizimin e strukturës së AIM, ishte ngritja e nivelit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në drejtori të përgjithshme, për arsye të bashkimit të aseteve dhe komponentëve ndërdisiplinor.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar