Shkarkohet shefi i policisë, transferoi 150 policë

Trasferimet e pajustifikuara  të shefit të sektorit te Burimeve Njerëzore kanë sjellë shkarkimin nga detyra e tij. Me firmën e tij rezulton që të jenë kryer 150 lëvizje në detyra paralele pa asnjë arsye dhe pa i vënë në dijeni asnjërin prej punonjësve të transeruar. Për këtë arsye, oficerët kanë bërë ankesa me shkrim dhe

Trasferimet e pajustifikuara  të shefit të sektorit te Burimeve Njerëzore kanë sjellë shkarkimin nga detyra e tij. Me firmën e tij rezulton që të jenë kryer 150 lëvizje në detyra paralele pa asnjë arsye dhe pa i vënë në dijeni asnjërin prej punonjësve të transeruar.

Për këtë arsye, oficerët kanë bërë ankesa me shkrim dhe më pas në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek eprorët e tyre .

Nisur nga dyshimet që kanë për shpërdorim detyre, Policia e Tiranës dhe Shërbimi i Kontrolit të Brendshëm kanë nisur një hetim ndaj shefit Kujtim Malaj. Kujtim Malaj është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Bilbil Dervishi.

/Ariana Saraci/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar