Kuvendi shkarkoi sot Ardian Fullanin si Guvernator i Bankës së Shqipërisë me 72 vota pro dhe 6 kundër dhe Inspektoren e Përgjithshme, Elvira Golemi pas skandalit të vjedhjes së thesarit të shtetit. Golemi u shkarkua me 76 vota pro 1 kundër dhe 1 apstenim. Shkarkimi i dy zyrtarëve u bë si shkak për “Për shkelje
Kuvendi shkarkoi sot Ardian Fullanin si Guvernator i Bankës së Shqipërisë me 72 vota pro dhe 6 kundër dhe Inspektoren e Përgjithshme, Elvira Golemi pas skandalit të vjedhjes së thesarit të shtetit. Golemi u shkarkua me 76 vota pro 1 kundër dhe 1 apstenim.
Shkarkimi i dy zyrtarëve u bë si shkak për “Për shkelje në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë.
Kreu i Komisionit të ekonomisë, Erjon Braçe i kërkoi kuvendit shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme Elvira Golemi nga Banka e Shqipërisë. Sipas Braçes Komisioni i Ekonomisë ka votuar në mënyrë unanime për shkarkimin e Fullanit dhe Golemit.
Ish-guvernatori Fullani tashmë ndodhet në arrest shtëpia pas skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit, ndërsa Golemi mori masën arrest me burg.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *