Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm Burgjeve

0

Agim Ismaili është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Shkarkimi i tij u bë me vendim të Këshillit të Ministrave pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Agim Ismaili u emërua si Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në shkurt të 2019.

Ministri Manja propozoi emrin e ri për Drejtor të Përgjithshëm të Bugjeve. Admir Abrija u emërua në këtë post, me vendim të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Abrija ka qenë Prefekt i Tiranës, ndërsa më herët drejtor i Policisë Kufitare në Kakavijë.

Arsyet përse ministri Manja ka propozuar shkarkimin e Ismailit nuk janë bërë ende të ditura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here