Shkarkohet drejtori i INSIG

Pas lajmit të rritjes së çmimeve të sigurmit  me 45 për qind brenda ditës ka reaguar qeveria e cila shkarkon drejtorin e kompanisë shtetërore, INSIG. “Këshilli Mbikëqyrës i INSIG ka marrë sot vendimin për të shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë. Motivacioni i shkarkimit të zotit Tomorr Kalaja, është ndër të tjera vendimi

Pas lajmit të rritjes së çmimeve të sigurmit  me 45 për qind brenda ditës ka reaguar qeveria e cila shkarkon drejtorin e kompanisë shtetërore, INSIG.

“Këshilli Mbikëqyrës i INSIG ka marrë sot vendimin për të shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë. Motivacioni i shkarkimit të zotit Tomorr Kalaja, është ndër të tjera vendimi për rritjen e tarifave për sigurimin e TPL-ve pa analizë dhe pa konsultim.

Masa e shkarkimit është marrë menjëherë pas vendimit të drejtorit të INSIG-ut për të rritur në mënyrë të paparalajmëruar dhe të pakonsultuar me Këshillin Mbikëqyrës çmimin e siguracionit të detyrueshëm të automjeteve,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Kalaja në një intervistë për Top Chanel ka justifikuar rritjen e çmimit duke u shprehur se ky veprim do të bëjë të mundur që kompanitë të shlyejnë detyrimet që kanë ndaj konsumatorëve duke paguar detyrimet në kohë, si dhe ndaj detyrimit që kemi ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Nëse nuk arrihet të merret sasia e duhur e parave për të paguar dëmet, atëherë kompanitë nuk mund të paguajnë dot as dëmet e veta dhe as detyrimet që rrjedhin për Byronë.

/Enkeleda  Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar