Shitjet gjatë sezonit të festave

0

Kompanitë që studiojnë sjelljen e konsumatorëve kanë pohuar se numri i klientëve që kanë shkuar nëpër dyqane është më i vogël.

Sipas firmës analistike RetailNext numri i vizitave në dyqane ra nga pesë deri në shtatë përqind krahasuar me një vit më parë. Kjo mund të jetë shenjë e një viti të vështirë për shitësit me pakicë. Por disa thonë që sezoni i shitjeve ende nuk ka përfunduar.

Disa qendra tregëtare thanë se pati më pak konsumatorë, radhë më të shkurta edhe para Krishlindjeve ndonëse ka pasur zbritje të thella të çmimeve dhe oraret e dyqaneve janë zgjatur.

Drejtori i ekonomisë së konsumatorit në firmën IHS Global Insight, Chris Christopher  është shprehur se ky sezon festash mund të jetë më i dobëti që nga viti 2009.

“Ka disa faktorë. Njëri janë shitjet online. Megjithatë ky sezon festash ka një fundjavë më pak sesa viti i kaluar”- tha Chris Christopher .

Ndërsa Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë thotë se është shpejt për të nxjerr përfundime dhe vazhdon të mbajë parashikimin e saj me 3.9 përqind rritje të shitjeve në krahasim me vitin e kaluar thotë zëdhënësja Kathy Grannis.

Federata llogarit se shitjet mes nëntorit dhe dhjetorit do të kalojnë shifrën 600 miliardë dollarë. Kjo përfshin një rritje 13 deri në 15 përqind të numrit të njerëzve që bënë pazar online këtë vit.

Sezoni i festave është kritik për shitësit duke përbërë gati 40 përqind të fitimeve vjetore. Pozita e shitësve është e rëndësishme thotë Kathy Grannis, pasi jep një pasqyrë të gjendjes ekonomike të vendit.

Ka më shumë se 3.6 milion dyqane në Shtetet e Bashkuara që punësojnë më shumë se 42 milionë amerikanë.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here