Shitja e pronave publike, në ankand edhe objekte të ish-firmave piramidale

Shitja e pronave publike, në ankand edhe objekte të ish-firmave piramidale

Vazhdon ankandi i shitjes së pronave publike. Ndër të tjera, qeveria ka nxjerrë në shitje edhe pronat e ish-firmave piramidale. Bëhet fjalë për një apartament në pronësi të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri” dhe një hotel të “VEFA” sh.p.k. Ndërkohë që çmimi i bërë publik për këto prona është i ulët. Sipas Drejtorisë së Administrimit dhe

Vazhdon ankandi i shitjes së pronave publike. Ndër të tjera, qeveria ka nxjerrë në shitje edhe pronat e ish-firmave piramidale.

Bëhet fjalë për një apartament në pronësi të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri” dhe një hotel të “VEFA” sh.p.k. Ndërkohë që çmimi i bërë publik për këto prona është i ulët.

Sipas Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, apartamenti i fondacionit “Xhaferri”, i vendosur në qendër të Belshit në Elbasan, vlen 569,124 lekë; ndërsa hoteli i “VEFA”-s, në Fshatin Gjerbës të Skraparit, me një sipërfaqe totale prej 240 metrash katrorë, 341.280 lekë.

Gjatë muajit gusht janë parashikuar të zhvillohen 14 ankande për shitjen e pasurive shtetërore nga ana e Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike. Mes tyre gjenden objekte ushtarake, ish-posta kufitare, magazina, laboratorë veterinarë, ofiçina e klinika. Në përgjithësi ankandet kanë çmime të ulëta, pavarësisht sipërfaqjes së konsiderueshme të disave prej objekteve.

14 objektet që hidhen në ankand
-Kompani KA, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Çajup, Gjirokastër, 3 988 718 lekë
-Depo (të ish-Kooperativës Bujqësore në Donofrose), Berat, 9 876 980 lekë
-Magazinë 3 kt (227), në administrim të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasan, 34 790 809 lekë
-Apartament në Belsh, Qendër, Elbasan, në pronësi të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri”, 569 124 lekë
-Salla e Komandës Urë e vjetër (Uzina 211), në administrim të Uzinës së Plehrave Azotike, Fier, 5 213 640 lekë
-Prona 213, me emërtimin “Ofiçinë Divizioni”, Shkozet-Durrës, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, 5 213 640 lekë
-Ish-Posta Kufitare Qafë-Thanë, në administrim të Ministrisë së Brendshme, 16 368 644 lekë
-Ish-Laborator Veterinar, Tepelenë, në administrim të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Gjirokastër, 1 940 633 lekë
-“PQV, Reparti Ushtarak i Ndërlidhjes 8650/1”, fshati Guri i Gomarës, Lushnjë, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, 4 888 974 lekë
-Bar-Hotel, fshati Gjerbës Skrapar, në pronësi të shoqërisë “VEFA” Sh.p.k, 341 280 lekë
-Kapanon Nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9, Lagjja nr.1 Varosh, Krujë, në administrim të Ministrisë së –Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, 2 779 018 lekë
-“Fabrikë luledielli” dhe “Depo luledielli”, Vllahat, Delvinë, në administrim të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Vlorë, 29 073 355 lekë
-Klinikë Stomatologjike, Shkozë, Tiranë, në administrim të Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Tiranë, 3 980 229 lekë
-Ambulancë, lagjja “1 Maji”, Fier, në administrim të Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë, 1 234 800 lekë

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar