Shipëria fiton për të dytën herë gjyqin në Arbitrazh

0

Shqipëria fiton gjyqin e dytë brenda pak kohësh në Arbitrazhin ndërkombëtar, i pari ishte ai me kompaninë “Sky Petroleum” dhe tashmë me kompanitë “Eagle Games sh.a” dhe “Burimi Srl”. Të dyja këto kompani njëra shqiptare dhe tjetra italiane kishin bërë padi duke kërkuar që të përfitonin 10.2 milionë dollarë si shpërblim nga qeveria shqiptare për revokim me pa të drejtë të licencës për lojërat e fatit.

Ndërkaq, avokatja e shtetit, Ledina Mandia, sqaron se në vitin 2004, Eagle Games ishte e pajisur me kontatë 10-vjeҫare, paditësit shfaqën pretendimin se autoritetet shqiptare kishin cënuar investimet e tyre  sipas ligjit të miratuar në vitin 2007. Ky ligj revokoi të gjithë licencat e dhëna, ndërsa dy kompanitë pretendonin kompesim tjetër në vend të atij që parashikonte legjislacioni shqiptarë.

Sipas avokates së shtetit, Ledina Mandia, dy ishin argumentet që e shpallën fituese qeverinë shqiptare, e para ajo që lidhej me faktin se Eagle Games duke qenë kompani shqiptare nuk konsiderohej si një investitor i huaj dhe e dyta që Burimi Srl nuk kishte kryer investimin që pretendonte zbatimin e normave kombëtare  dhe ndërkombëtare për mbrojten e investimeve të huaja.

Gjykata vendosi që kompanitë jo vetëm që nuk do të përfitojnë kompesimin 10.2 milion dollarë, por do të paguajnë dhe shpenzimet e procesit për qeverinë shqiptare me vlerë 420 milionë euro.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here