Shifra alarmante , 9000 njerëz vdesin çdo vit nga ataku ne zemër , ja si mund ta pikasim një muaj para.

Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë , përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe

Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë , përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës. Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit. E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.

Ja cilat janë shenjat të cilat na paralajmërojnë pë nje atak në zemër :

Lodhja

Eshte mëse normale të ndiheni I lodhur gjat ditës, mbas pune apo si pasoj e kequshyerjes por nese asnjë nga arsyet e lartpërmendura nuk është shkak për lodhjen tuaj atëher duhet të shqetësoheni.  Lodhja kronike eshte nje ndër shenjat e para të atakut në zemer .

Çrregullimet e gjumit

Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë. Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Problemet me frymëmarjen

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri dhe kjo gjithashtu hyn ne shenjat paralajmeruese per nje atak te mundshem.

Tretja e keqe

Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante.

Mpirje ne zonën e krahëve

Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit. Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës. Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes. Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar