Shëtisni pas darkës!

Shëtisni pas darkës!

Studimet më të reja tregojnë se shëtitja e shkurtër pas darkës, me ritëm mesatar, mund të jetë mënyra më e thjeshtë dhe më e dobishme në luftë kundër diabetit, veçanërisht tek personat më të moshuar. Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se vetëm  30 minuta ecje pas darkës,  e zvogëlojmë dukshëm nivelin e sheqerit në gjak. Njësoj

Studimet më të reja tregojnë se shëtitja e shkurtër pas darkës, me ritëm mesatar, mund të jetë mënyra më e thjeshtë dhe më e dobishme në luftë kundër diabetit, veçanërisht tek personat më të moshuar.

Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se vetëm  30 minuta ecje pas darkës,  e zvogëlojmë dukshëm nivelin e sheqerit në gjak. Njësoj veprojnë edhe shëtitjet në mëngjes ose pasdite deri në 45 minuta.

Rekreacioni mesatar  është veçanërisht i rëndësishëm, pasi ul nivelin e glukozës në gjak, që rëndom është i rritur tri orë pas shujtës, pohon udhëheqësja e ekipit studimor, dr. Loreta di Pijetro nga Universiteti Xhorxh Uashington. Ajo thekson se shumica e personave, që gjatë ditës janë të angazhuar edhe jashtë shtëpisë, darkën e kanë më të bollshme, e si pasojë pas saj niveli i sheqerit në gjak është më i rrituri. Shumica pas ngrënies shtrihen dhe lexojnë, shikojnë TV-në ose bien të flenë.  Loreta pohon se niveli i rritur i sheqerit gjatë gjumit është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar