Sherr për zhurmë, vritet 21 vjeçari

0

Tiranë – Një 21-vjeçar vritet me thikë në një lokal lojërash elektronike (play-station), në hyrje të rrugës “Don Bosko” në kryeqytet. Viktima është shtetasi Arbër Mitro, 21 vjeç, student për master në Informatikë, ndërsa autori i dyshuar për ngjarjen është Elton Bajraktari, 26 vjeç, i cili është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës.

Burimeve policore, bëjnë të ditur se shkak për këtë vrasje ka qenë konflikti për zhurmën që  po bënin fëmijët që luanin në lokalin e viktimës.

Sipas Policisë, viktima është qëlluar 6 herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit. Ai ka humbur jetën rrugës kur po e transportonin drejt Spitalit Ushtarak. Policia tha se autori i dyshuar i ngjarjes është banor i pallatit, në katin e parë të të cilit ndodhej lokali që administronte viktima. I dyshuari për vrasjen ka zbritur nga shtëpia e tij për t’i kërkuar llogari pronarit të lokalit për zhurmën që po bëhej aty nga klientët, kryesisht fëmijë në moshë të re.

/Amela Shehi /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here