Sherr në “Facebook”, plagoset nxënësi i “Partizanit”

0

Një 16-vjeçar u plagos me thikë nga një moshatar mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se plagosja e ka zanafillën nga ofendimet në “facebook”. Ngjarja ndodhi në momentin kur nxënësit ishin duke hyrë në klasë.

Mësohet se adoleshenti është transportuar për të marrë mjekim në spitalin e Traumës.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here