Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.Vëllai i mesëm plagos 2 vëllezërit e tjerë gjate një zënke me motiv pronat. Konfilkti për një sipërfaqe toke i nisur në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi është zhvendosur në sheshin “Isa Boletini” në qendër të qytetit të Shkodrës. Banorët shprehen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.Vëllai i mesëm plagos 2 vëllezërit e tjerë gjate një zënke me motiv pronat.
Konfilkti për një sipërfaqe toke i nisur në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi është zhvendosur në sheshin “Isa Boletini” në qendër të qytetit të Shkodrës.
Banorët shprehen se prej kohësh të 3 vëllezërit kanë pasur konflikte për një sipërfaqe toke bujqësore. Sherri ditën e djeshmë ka marrë përmasa të mëdha ,pasi 37-vjecari Mark Zefi është përleshur me grushta me vëllain e tij më të madh Ardian Zefi, 40 vjec.
Në fillim shërrin e kanë nisur të 2 vëllezërit, aty më pas ka mbërritur dhe vëllai i vogel 27-vjecari Pal Zefi i cili mësohet se ka ndërhyrë për ti ndarë vëllezërit.
Në tentativë për ti ndarë i vogli i familjes dhe kur po mendohej se ngatërresa u mbyll, Marku ka nxjerrë nga xhepi një thikë dhe ka qëlluar të dy vëllezërit e tij. Ardianin në brinjë dhë vëllain e vogël Palin në këmbë.
Ndihmë e parë vëllezërve të plagosur ua kanë dhenë kalimtarët e ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kishinb njoftuar dhe policinë.
Mësohet se gjendja shëndëtësore e 4o-vjecarit Ardian Zefi është në gjendje kritike për jetën dhe 27-vjecari në gjëndje shëndëtësore më të mirë.
Më pas autori i kësaj ngjarje , Marku është larguar në drejtim të paditur pasi është shpallur në kërkim nga policia.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *