Sherr mes punonjësve të policisë

Sherr mes punonjësve të policisë

Tre punonjës të Stacionit të Policisë së Vorës u përfshinë në një incident për shkak të kontrollit ndaj një makine, e cila dyshohej se lëvizte me një sasi droge. Shkak i sherrit mes policëve ka qenë vonesa e grupit të gatshëm që u thirr nga oficeri i krimeve për të shkuar në ndjekje të makinës

Tre punonjës të Stacionit të Policisë së Vorës u përfshinë në një incident për shkak të kontrollit ndaj një makine, e cila dyshohej se lëvizte me një sasi droge. Shkak i sherrit mes policëve ka qenë vonesa e grupit të gatshëm që u thirr nga oficeri i krimeve për të shkuar në ndjekje të makinës së dyshuar. Incidenti ndodhi në afërsi të Vorës, kur oficeri Përparim Myftari është vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë, ku ndodheshin tre djem dhe dy vajza dhe kërkoi prezencën e grupit të gatshëm pasi nuk mund të vepronte dot i vetëm. Pavarësisht kërkesës së tij, është dashur së paku një orë që furgoni i policisë të shkonte në vendin ku ndodhej oficeri Myftari.

Ngjarja është zhvilluar rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe ka pasur dyshime se mes policëve të Vorës, Përparim Myftarit dhe dy të tjerëve të mbërritur me furgon, Ramë Ymeri dhe Daut Mara, ka pasur edhe një konfrontim fizik. Burime nga Policia e Tiranës thanë se Myftari është shoqëruar mëngjesin e djeshëm dhe është marrë në pyetje nga oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi ndaj tij ishte bërë një denoncim për dhunë fizike nga njëri prej punonjësve të Policisë.

Në momentin e fundit është tërhequr denoncimi nga ana e policëve Ymeri e Mara dhe oficeri i krimeve është lënë i lirë. Megjithatë, ngjarja nuk ka kaluar pa asnjë ndëshkim, pasi Myftari është pezulluar nga puna pa ndonjë afat të përcaktuar. Nga ana tjetër, SHKB ka nisur hetim për sqarimin e incidentit, duke përfshirë edhe neglizhencën e dy punonjësve për të shkuar në vendin e ngjarjes. Rasti pritet që të shqyrtohet të hënën edhe nga komisioni i disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

/Blerand Ismaili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar