Sherefedin Shehu: Financat publike drejt greminës

0

Qeveria e re është akuazuar nga Partia Demokratike për rritje të deficitit buxhetor në vend.

Në një deklaratë për shtyp deputeti Shehu tha se , Kryeministri Rama ka qenë i ndërgjegjshëm për qeverisjen arbitrare dhe ka fshehur aktin për ndryshimin e buxhetit 2013.

“Me një të rënë të lapsit gropa financiare do të thellohet me 6 miliardë lekë në muaj. Ndonëse më parë ministri Cani deklaroi se deficit i të ardhurave në këtë vit do të jetë 30 miliardë lekë ky akt e ligjëron atë në 40 miliardë.Qeveria e PS-së me 4 tetor e ka rritur borxhin me rreth 24 miliardë lekë duke marrë në 4 muaj 40 miliardë lekë borxh”, u shpreh z.Shehu.

Rritja e borxhit prej 24 miliardë në 2 muaj do të shkojë pa u vënë re në xhepat e klientëve të qeverisë. Ulja e investimeve krijon hapësirë që të shpërblehen të preferuarit e qeverisë duke u kthyer mbrapsht tatimet e paguara prej tyre pa kaluar nëpërmjet sistemit të thesarit.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here