Shëngjin, plazhi i Kunës ende pa rruge

Shëngjin, plazhi i Kunës ende pa rruge

Ka një bregdet të mrekullueshëm, por infrastruktura rrugore po penalizon të gjithë zonën. Shëngjini vazhdon të vuaje  mungesën në infrastrukturë dhe rruga e Kunës mbetet sërish shqetësimi i këtij sezoni. E planifikuar për të përfunduar në maj të këtij viti, ky investim që mendohej se do të zgjidhte përfundimisht problemet infrastrukturore përgjatë gjithë zonës së

Ka një bregdet të mrekullueshëm, por infrastruktura rrugore po penalizon të gjithë zonën. Shëngjini vazhdon të vuaje  mungesën në infrastrukturë dhe rruga e Kunës mbetet sërish shqetësimi i këtij sezoni.

E planifikuar për të përfunduar në maj të këtij viti, ky investim që mendohej se do të zgjidhte përfundimisht problemet infrastrukturore përgjatë gjithë zonës së Kunës, vazhdon të penalizojë turizmin në këtë bregdet.

Banorë të zonës dhe pushues e konsiderojnë si një mangësi elitare mos përfundimin e këtij segmenti rrugor, gjë e cila sipas tyre ka ndikuar në uljen e pushuesve edhe këtë sezon. Rruga e Kunës në bregdetin e Shëngjinit ka qenë një nga nevojat më imediate të zonës, po gjendja nuk ka ndryshuar.

Premtimi për ta realizuar këtë segment rrugor para nisjes së sezonit turistik, ngjalli shpresa tek bizneset për një fluks në rritje të pushuesve, por sërish situata është e njëjtë dhe duhet të presin vitin tjetër për ta parë ndoshta këtë ndryshim.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar