Shëngjin, mbytet aksidentalisht një peshkatar

0

Një peshkatar është mbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shëngjin, teksa kishte dalë për të peshkuar.

Sipas informacioneve, viktima është shtetasi Xhevahir Rrjolli, i cili është mbytur në afërsi të portit të Shëngjinit.

Mësohet se 52-vjeçari ka qenë duke peshkuar në momentin kur varka është përmbysur nga era e fortë dhe si pasojë e ftohtësisë së ujit, Rrjolli dyshohet të ketë pësuar atak kardiak.

Vetëm pak minuta pas aksidentit është bërë i mundur edhe nxjerrja e trupit të peshkatarit nga uji.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here